Lajme Arkiva 2003
Pushohet zyrtarisht dosja ndaj ish drejtorit të përgjithshëm të rrugëve Adi Shamku, ndërsa dje ai duhet të niste punën në interesin publik dhe konkretisht pranë Drejtorisë së Policisë Ndërtimore, avokati i tij dorëzoi vërtetimin e kësaj drejtorie ku thuhet se zoti Adi Shamku e ka përmbushur detyrimin.
Vërtetimi nuk mban asnjë datë se kur është kryer puna, megjithatë ai ka mjaftuar që zyra përmbarimore gjyqësore, të vendos mbylljen e kësaj çështje.
Shamku u ndëshkua nga Gjykata në bazë të nenit 63 të Kodit Penal, për akuzën falsifikim dokumentesh. Pasi vendimi mori formën e prerë dhe kaloi afatin për zbatimin vullnetarisht nga ana e të pandehurit, zyra e përmbarimit gjyqësor duhet të nisë të hënën procedurën për të detyruar Shamkun të niste punën.
Kjo ishte hera e parë që drejtësia merrte një vendim në bazë të nenit 63 të Kodit Penal, i cili në vend të burgimit parashikon punën e detyruar dhe që policia ndërtimore thotë se i pandehuri Shamku e ka kryer./tvklan.al