Ministri rus i mbrojtjes i Rusisë pritet të zëvendësohet, pas më shumë se dy vjetësh nga lufta në Ukrainë.
Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar zëvendësimin e aleatit të tij, Sergei Shoigu, me ish-zëvendëskryeministrin Andrei Belousov.
Miratimi nga parlamenti i emërimit të ri është i garantuar, pasi praktikisht nuk ka asnjë opozitë.
“Shoigu, i cili ka shërbyer si ministër i mbrojtjes që nga viti 2012, do të marrë një rol si kreu i këshillit të sigurisë kombëtare dhe do të ketë përgjegjësi për kompleksin ushtarako-industrial”, tha Kremlini.
Klan News