Presidenti rus, Vladimir Putin mbërriti në kryeqytetin vietnamez Hanoi në ndalesën e dytë të një turneu në Azinë Lindore. Avioni i presidentit rus u ul në aeroportin e Hanoi, ku ai u prit nga zëvendëskryeministri vietnamez, Tran Hong Ha dhe diplomati i lartë i partisë, Le Hoai Trung.
Putin u prit gjithashtu me një ceremoni madhështore nga presidenti i ri i vendit, To Lam, me të cilin pati edhe një takim kokë më kokë, duke sinjalizuar thellimin e marrëdhënieve midis dy kombeve, ndërsa udhëheqësi rus kërkon të marrë mbështetje konkrete mes sanksioneve ndërkombëtare për luftën e ashpër në Ukrainë.
“Ne u jemi mirënjohës miqve tanë vietnamezë për pozicionin e tyre të balancuar ndaj krizës në Ukrainë dhe dëshirën e tyre për të lehtësuar kërkimin e mënyrave praktike për ta zgjidhur atë në mënyrë paqësore”
Udhëtimi, i cili vjen pas vizitës së tij në Korenë e Veriut, është interpretuar si një demonstrim i mbështetjes diplomatike që Rusia gëzon ende në këtë rajon. Vietnami ende vlerëson lidhjet historike që ka me Rusinë, edhe pse ende kërkon të përmirësojë marrëdhëniet e tij me Evropën dhe SHBA-në.
Tv Klan