Në Durrës, fundjavat po bëhet ferr për banorët. Të lëvizësh me makinë duhet të kesh nerva të hekurta. Kurse vend për këmbësoret nuk ka.
Kaos thuajse në çdo rrugë e kryqëzim. Për shkak të vështirësive për të gjetur parkim, drejtuesit ndalojnë dyshe. Korsitë bllokohen dhe trafiku është i pashmangshëm.
Policia nuk duket askund edhe rregullin e vendosin vetë shoferët. Këtu në jo pak raste qarkullimit bllokohet totalisht. Kryqëzimi pranë pallatit të Sportit një tjetër zonë tmerr për lëvizjen.
Parkimi dyshe, ndalesat e mjeteve në vende që bëhen pengesë për qarkullim apo kundratabelë, edhe në kryqëzimin e rrugës “Egnatia” apo në rrugën “Aleksandër Goga”./abcnews.al