Orë paniku në lagjen nr.16 të Korçës. Një i moshuar qëlloi disa herë me automatik duke terrorizuar banorët. Sipas policisë autori është 71-vjeçari Edmond Naska i cili jeton në një apartament në katin e parë të këtij pallati.
Pas të shtënave 71-vjeçari u izolua në banesë duke mos hapur derën. Policia e Korçës dështoi ta bindte që i moshuari të dorëzohej. Menjëherë u thirrën forcat speciale Renea
Këta të fundit negociuan me Naskën që ai të dilte, por sërish pa sukses.
Pas rreth 30 minutave, i moshuari doli në ballkon duke biseduar me efektivët e më pas hyri sërish në banesë
Në këtë moment RENEA ndërhyri duke hequr kangjellat e ballkonit duke u futur në apartament. Në këtë moment 71-vjecari nuk bëri rezistencë dhe blutë e arrestuan.
Mësohet se Edmond Naska jetonte prej kohësh i vetëm ndërsa fqinjët thonë se ishte person problematik e i dhunshëm.
“Dëgjuam të shtënat edhe dolëm. Nuk e dinim që ishte tip kaq i rrezikshëm. Duhet të ndodhte kjo që ta njihnim, shpresoj që të mbyllet për mirë se nuk ktheemi dot në shtëpi.”
Klan News