Shqiptarët e Maqedonisë e ndajnë shqetësimin me bashkëkombësit e tyre kosovarë për shkak të nënshtrimit të protokollit për bashkëpunim mes EULEX-it dhe Serbisë.

Analistët shqiptarë në Maqedoni thonë se nuk është e drejtë që 5% e serbëve në Kosovë të marrin nga bashkësia ndërkombëtare dhe më tepër sesa kërkojnë vetë, kurse 30% e shqiptarëve në Maqedoni të mos mund ta marrin as minimumin e asaj që u takon.

“Protokolli edhe një herë dëshmon se bëhen, dmth, koncesione ndaj serbëve të Kosovës, gjë që nuk mund të thuhet se nëse tërheqim një paralele bëhet me shqiptarët e Maqedonisë, pavarësisht se serbëve të Kosovës edhe pse në numër më pak sesa shqiptarët”.

Kryetari i lëvizjes qytetare “Zgjohu”, Artan Grubi, vlerëson se gjatë ndërtimit të politikës së vetë kundrejt Serbisë, bashkësia ndërkombëtare duhet ta ketë parasysh gjithë atë çka bëri Serbia gjatë 20 viteve të fundit.

Artan Grubi: “Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë jashtëzakonisht më i ashpër me Serbinë dhe ta kushtëzojë anëtarësimin në BE dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Serbisë me njohjen e Kosovës heqjen dorë nga kontrollimi i serbëve në Kosovë”.

Opinioni shqiptar në Maqedoni i ka përcjellë me vëmendje të posaçme zhvillimet rreth nënshkrimit të protokollit të EULEX-Serbi, andaj nuk përjashtohet mundësia që në protesta të caktuara kundër protokollit në Prishtinë të marrin pjesë edhe shqiptarë nga Maqedonia. Nga Shkupi për TV Klan, Isen Saliu./tvklan.al

Gazetar: Isen Saliu