Kriza financiare përcjellë nëpërmjet bursave në të gjithë botën bëri që në lojë të hyjë thesari i qeverisë amerikane.

Institucioni më i madh monetar në Shtetet e Bashkuara ka propozuar një fond prej rreth 800 miliard dollarësh.

Me anë të kësaj lëvizje synohet blerja e huave të papaguara nga institucionet me probleme serioze financiare.

Sot ligjvënësit e kongresit dhe Rezervës Federale mblidhen për të diskutuar rreth planit, i cili shikohet me optimizëm si një armë e fortë ndaj krizës, shenjat e së cilës kishin nisur muaj më parë.

Shifra zyrtare e pronarëve të rrezikuar nga kreditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në 5 milion.

Vetë presidenti Bush tha se tashmë ka ardhur koha që të zgjidhet përfundimisht kriza e kredive dhe se ndërhyrja e qeverisë është thelbësore për të shmangur dëme të thella ekonomike.

Dy ditë më parë Rezerva Federale Amerikane, Banka Qendrore Evropiane në koordinim me bankat e tjera më të mëdha në botë hodhën në qarkullim 247 miliard dollarë.

Kjo bëri që bursat të reagonin pozitivisht pas katër ditëve rënie drastike që erdhën si pasojë e dështimit të Lehman Brothers dhe prag falimentimit të gjigantit të sigurimeve, AIG./tvklan.al