Qeveria ka vendosur të ndalojë importin e naftës D2. Autoriteti i Konkurrencës, ka bërë kërkesë për të ndaluar përdorimin e këtij produkti, që për shkak të sasisë së madhe të squfurit që ka ndikon negativisht në mjedis.
Por kryeministri Berisha dhe pse e ka cilësuar të drejtë kërkesën e këtij autoriteti, deklaron se vetëm vitin e ardhshëm do të merret vendimi për të ndaluar përdorimin e D2 nga automjetet që qarkullojnë në vend.
Sali Berisha: “Mendoj se kemi marrë vendimin më të drejtë. Jo të shtojmë squfurin për mushkëritë e shqiptarëve, gjithashtu të mos pranojmë situatën, pothuaj monopol jo tamam, por pothuaj monopol të një operatori. Ministri Ruli po punon dhe me autoritetin në mënyrë që ky operator i prodhimit të jetë i detyruar të shpërndajë sipas përqindjeve të caktuara të peshës që kanë në treg tek të gjithë operatorët e tjerë. Të famshmin D2 import nuk do ketë. Edhe kjo do jetë vetëm për një vit. Në vitin 2010, në qoftë se shqiptarët votojnë këtë qeveri dhe unë kam shumë besim tek ata, nuk do ketë më D2 në rrugët e tyre.”/tvklan.al