Qeveria e Kosovës e ka vlerësuar si real raportin e progresit të Komisionit Evropian i cili ju dërgua të mërkurën lidershipit të Prishtinës kryeministri Hashim Thaçi tha, se ndan mendime të njëjta me hartuesit e raportit.
Hashim Thaçi: “Unë dëshiroj që në emër të qeverisë së republikës së Kosovës të shpreh vlerësimin tim për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën. Raporti i progresit është shqyrtuar me kujdes dhe është pranuar nga qeveria e republikës së Kosovës si vlerësim real dhe pozitiv për gjendjen në Kosovë në periudhën tetor 2007- tetor 2008 dhe rekomandimet do të jenë udhërrëfyese dhe të implementueshme nga institucione e republikës së Kosovës.”
Në raportin e progresit të Komisionit Evropian vlerësohet se institucionet e Kosovës kanë arritur progres të dukshëm në disa fusha, mirëpo aty evidentohen edhe një sërë ngecjesh, kështu në raport vlerësohet se shkalla e korrupsionit vazhdon ët jetë e lartë derisa renditen një sërë dështimesh në drejtësi, energjetikë, po edhe në funksionim të institucioneve.
Hashim Thaçi: “Adresa e luftimit të krimit është qeveria e republikës së Kosovës dhe ne e vlerësojmë këtë raport real, por do të jemi të pa kompromis në këtë drejtim dhe do të kërkomë edhe mbështetjen e të gjithë faktorit relevant ndërkombëtar, atij lokal dhe profesional.”
Kryeministri Hashim Thaçi, ha se qeveria që ai udhëheq do t’i marrë seriozisht çdo vërejtje që është evidentuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian i cili përfshin periudhën kohore tetor 2007- tetor 2008./tvklan.al
Gazetar: Leonard Kërquki