Lajme Arkiva 2003

Importe në masën afro 75% dhe ekonomia e zhvilluar e vendeve të Bashkimit Evropian nuk e kanë penguar qeverinë shqiptare të hap tregjet me Europën. Qeveria ka hapur sot negociatat për tregti të lirë me BE me synim bërjen 0 të doganave në vitin 2008.

 Industria e brishtë shqiptare dhe bujqësia në rënie dhe e pamekanizuar do të duhet të konkurroj qoftë edhe deri në falimentim importet e lira me Evropën.

Selim Belortaja drejtori i Qendrës për Tregtinë Ndërkombëtare shprehet se qeveria duhet të tregohet e kujdesshme me bujqësinë në nënshkrimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë.

Selim Belortaja: Bujqësia që ju me të drejtë e përmendët përbën një sektor shumë delikat, jo vetëm për faktin se aty punon shumica dhe jeton shumica e popullsisë, jo vetëm se ajo është përgjegjëse për rreth 34% të GTP-së së vendit, por edhe për faktin se prodhimi bujqësor është akoma në një fazë të prapambentur dhe produktiviteti në bujqësi është ndoshta më i ulët se në sektorët e tjerë.

Marrëveshjet e tregtisë së lirë me rajonin të aplikuar tashmë nuk po japin rezultate optimiste, por Belortjaj mendon se efektet negative vijnë edhe si rrejdhorë e organizimit të bizneseve për flukse të qendruëshme eksportesh.

Selim Belortaja Çështjet e liberalizimit, të hapjes së kufijve, të heqjes së tarifave, janë procese dilemë. Janë procese me dy anë. Kurrë nuk duhen parë si me një kahje si procese që të nesërmen janë shkrimet në memorandume do të sjellin efekte pozitive për ekonominë, për buxhetin apo për biznesin. Suksesi i tyre varet nga një mori faktorësh.

Marrëveshja e tregtisë së lirë me Bashkimin Europian do të synojë liberalizimin e tregjeve. Kryesisht për prodhimet industriale dhe më vonë për ato bujqësore. Ndërkohë që kjo marrëveshje do të ketë ndikim edhe në planifikimin e mbledhjes së të ardhurave.

Doganat që ë vitin 2008 thuhet se nuk do të ekzistojnë do të duhet të kalojnë të ardhurat te tatimet. Ministria e Financave nuk ka bërë ende ndonjë plan se si do të kalojë 50% të të ardhurave të buxhetit te shtetit drejt organeve tatimore, organe të cilat sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar ende janë të dobëta dhe të paafta të mbledhin 100% të buxhetit te shtetit./tvklan.al