Lideri i LSI-së, Ilir Meta ka prezantuar kandidatët për deputet në Qarkun e Beratit. Në programin e tij “Koha për Veprim” Meta i mëshoi faktit se pika kryesore mundja e varfërisë, duke i dhënë mundësinë njerëzve të kenë një vend pune. 

Ilir Meta: “Jo rastësisht punësimi është theksuar 3 herë si prioritet i LSI-së dhe pastaj vijnë prioritetet e tjera sepse shqetësimi më i madh i shqiptarëve është papunësia. Ashtu sikurse për ata që janë në punë është produktiviteti i ulët, i dobët i punës së tyre dhe pakënaqësia që kanë për lodhjen, për mundimin dhe për të ardhurat e pakta që sigurojnë.”

Meta deklaroi se LSI synon hapjen e 100 mijë vendeve pune në 4 vitet e ardhshme, uljen e tatimit të pagës, subvencionimi i energjisë elektrike, apo edhe uljen TVSH-së së këtij produkti për familjarët./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku