Edi Rama: “Ndërsa ne jemi mjaftueshmërisht të qartë për atë që kërkojmë dhe ky zotëri i përçartur nuk na dikton dot asgjë nga lartësia e piedestalit të kutive të mbyllura ku fsheh votat tona të vjedhura. I bëjmë qetësisht thirrje të dëgjoj sa nuk është vonë dhe t’i hapë rrugë kërkesave kushtetuese ligjore e demokratike të popujve opozitar, të pranoj hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit, të bëj bashkë me ne transparencën e plotë të atij procesi që s’duhet të përsëritet më kurrë në Shqipëri. Të hapë kutitë e votimit dhe të çlirohet nga makthi i një pushteti të votash të vjedhura që nuk rri dot në këmbë përpara vullnetit të popullit sovran”./tvklan.al