Qendra Kombëtare e Regjistrimit po krijon ura bashkëpunimi me Kryqin e Kuq Shqiptar për ngritjen e fondeve për përballimin e situatës emergjente të krijuar në veri të vendit.
Pranë kësaj qendre paraditen e sotme është nënshkruar një marrëveshje mes QKR-së dhe Kryqit të Kuq për gjetjen e bizneseve të ndryshme për të financuar veprimtari humanitare në zonën e goditur nga përmbytjet e ditëve të fundit.
I pranishëm në këtë nënshkrim ishte edhe zv.Ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, i cili ka ftuar kompanitë shqiptare të japin ndihmesqn e tyre në këtë situatë emergjente.
Tv Klan