Vitet e fundit ka nisur të kërkohet në masë qumështi i gomaricës, i njohur për vlerat e larta ushqyese. Në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, veterineri Marian Saliaga solli edhe një kampion të qumështit, i cili ngjason në ngjyrë dhe strukturë me qumështin e gjirit. Kjo është një nga arsyet pse shpesh është përdorur si zëvendësues i tij, por vlerat e tjera, veterineri i shpjegon edhe më hollësisht.

Marian Saliaga: Qumështi i gomaricës është nga të vetmit që përmban omega-3. Nuk ka, qumështi i dhisë, i lopës  nuk përmbajnë të tillë. Vitamina C është shumë e lartë, rreth 50-60 herë më shumë se sanë qumështin e lopës. Duke pasur këtë nivel kaq të lartë të vitaminës C, është shumë i mirë për imunitetin. Njerëzit që janë me imunitet të dobët mund ta konsumojnë dhe për të rritur imunitetin.

Kam shumë klientë që vijnë në dyqan, e kanë marrë njëherë, e kanë përdorur  dhe thonë “ua sa energji më dha! E di si kam qenë dje?” Them mos është edhe psikologjike. Mund të kenë ardhur mbi 2-3 persona që më kanë thënë të njëjtën gjë, “ua çfarë energjie më ka dhënë, dje kam qenë shumë energjik”. Madje një klient po më thoshte, sapo kishte kaluar Covid, “nuk më vjen më gjumi në drekë qëkur kam filluar të pi qumështin e gomaricës se ikja nga puna, në drekë flija gjumë ngaqë isha shumë i këputur”. Këto janë opinione, përshtypje./tvklan.al