Lajme Arkiva 2004

Pjesëmarrja e qytetarëve durrsak në protestën e opozitës ditën e shtunë do të jetë  tre herë më e madhe se një muaj më parë. Sipas demokratëve të Durrësit kjo pjesëmarrje masive ka origjinën te harresa e qeveritarëve karshi qytetit bregdetar.

Edmir Kapedani: “Ne po bëjmë me organizimin tonë që t’ja bëjmë sa më të lehtë shkuarje e tyre në Tiranë për të qenë prezentë. Herës tjetër kanë qenë mbi 2000 durrsakë në tubimin e Tiranës. Jam i bindur që trefishi i tyre do jetë kësaj radhe”.

Lëvizja opozitare do të mbështetet edhe nga  shoqatat e të përndjekurve politikan antikomunist demokrat në rrethin e Durrësit./tvklan.al