Me 21 vota pro dhe asnjë kundër qyteti i Beratit është pranuar si trashëgimi e pasurisë botërore  të mbrojtur nga UNECSO. Në mbledhjen e radhës të zhvilluar në Kanada qyteti 2400 vjeçar ka bindur të gjithë anëtarët e komitetit të UNECO-s për vlerat e rralla që mbart. Duke iu shtuar kështu listës së vendeve më me vlerë në planet.

Dosja voluminoze përgatitur nga ministria e Kulturës në bashkëpunim me institucionet e tjera në varësi të saj bëri që brenda 1 viti Berati të kalojë nga faza e kandidimit në atë të anëtarësimit në UNECSO.

Në materialin e dërguar komitetit të trashëgimisë botërore përfshirë  restaurimi i 47 banesave karakteristike të Beratit, ruajtja e objekteve të kultit, miratimi i planit rregullues të qytetit, puna për restaurimin e urës së Goricës si dhe një sërë projektesh të tjera.

Në këtë mënyrë qyteti i 1001 dritareve i është shtuar listës specifike të pasurisë botërore duke u bërë bashkë me Gjirokastrën dhe Butrintin objekti i 3 në Shqipëri që merr statusin e vendit të mbrojtur nga UNESCO./tvklan.al