Një person rezulton i zhdukur në Munellë të Pukës mbrëmjen e kësaj të enjteje, pasi ra në humnerë. Burime paraprake për Klan News bëjnë të ditur se ai ndodhej bashkë me 4 persona të tjerë. Po sipas Klan News, bëhet fjalë për 4 alpinistë dhe gazetari Alfred Lela.
Rrethanat e ngjarjes momentalisht mbeten të paqarta, po ashtu edhe fati i personit të zhdukur. Sa i përket Lelës dhe alpinistëve të tjerë, ata mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore. Më shumë detaje pritet të kemi në vijim./tvklan.al