Gjykata e Apelit në Romë ka vendosur që 43 emigrantët, të cilët u dërguan në kampin e Gjadrit të rikthehen në Itali. Azilkërkuesit do të transferohen nesër në shtetin fqinj.
Sipas asaj që shkruan ANSA, togat e zeza kanë pezulluar vendimin, pasi sipas tyre është i pavlefshëm ndalimi i emigrantëve dhe kanë referuar dokumentet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
Shumica e emigrantëve ishin nga Bangladeshi, ndërsa pjesa tjetër vinin nga Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.
Ky grup i tretë i emigrantëve mbërriti pas 2 muajsh pezullim të marrëveshjes Rama-Meloni për shkak të vendimeve të gjykatave në Itali që urdhëruan në 2 rastet e para, dërgimin e emigrantëve në vendin fqinj.
Kjo pasi Gjykata e Romës nuk konfirmoi si të ligjshëm ndalimin e tyre për shkak se vendet e tyre të origjinës nuk ishin “të sigurt” në të gjithë territorin e tyre. Për këtë, qeveria italiane miratoi një dekret të veçantë që sipas saj u mbështet edhe nga Gjykata e Kasacionit.
Megjithatë fjalën e fundit për këtë çështje do ta thotë Gjykata Europiane e Drejtësisë që pritet të shprehet në 25 Shkurt./tvklan.al