Rusia lëshoi breshëri dronësh dhe raketash në Ukrainë. Si pasojë e këtyre sulmeve, të paktën 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë dëmtuar disa ndërtesa banimi.

Ministria e Brendshme tha se një raketë ruse shënjestroi një ndërtesë banimi në qytetin qendror të Poltava, duke vrarë 7 persona dhe duke plagosur 14, përfshirë tre fëmijë.

Sulme ka patur edhe në Kharkiv, ku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë u plagosën.

Zyrtarët thanë se forcat ruse dëmtuan gjithashtu ndërtesa në qytetin e Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kishin nisur sulme që kanë në shënjestër  infrastrukturën e gazit dhe energjisë në Ukrainë dhe njofoi se kishte rrëzuar 108 dronë ukrainas në 24 orët e fundit.

Klan News