Prej dy ditësh tashmë, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka qëndruar në Kakavijë për koordinimin e forcave që i kanë ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar në Kakavijë.
Sipas ministres, bisedimet me palën greke për të përshpejtuar punën në sportelet greke janë kryer në të gjitha nivelet, megjithese situata gjatë ditës së sotme ka qenë e njëjtë për mijëra qytetarë shqiptarë.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Konsulli i Janinës, Eltion Verleni, duke shtuar se pavarësisht bisedimeve pala greke vazhdon të ndjekë rregullat e saj.
Tv Klan