Lajme Arkiva 2003

Grupi bankar austriak Raiffeisen premton se do të nxisë investimet nga burimet e saj, si dhe do të riaktivizoj gjerësisht sistemin e kreditimit.

Afro një javë përpara tenderit ndërkombëtar për privatizimin e bankës së kursimeve njëra nga pretendentet e Raiffesen Bank prezanton ambiciet e saj.

“Nëse ne privatizojmë bankën e kursimeve në Shqipëri, do të riaktivizojmë kreditimin për biznesin, për financim për projektin për nisma private, deri te kreditë më të vogla të shtëpive etj. Ajo që ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme është që Raiffeisen Bank do të arrijë që të rrisë investimet e huaja edhe nëpërmjet aktiviteteve tona. Ne gjithashtu kemi për qëllim që të lidhim edhe Shqipërinë me rrjetin tonë bankar”.

Raiffeisen Bank përbëhet nga 9 banka rajonale si dhe 599 banka lokale që veprojnë në mbi 1700 degë. Pasuria totale e rrjetit bankar arrin në 60 miliardë euro.

Raiffeisen ndërthur traditën perëndimore me aftësitë lokale në vendet e Evropës Juglindore dhe qendrore ku zë vendin e parë për nga prania e kapitaleve.

Raiffeisen është e pranishme në Huston, New Yourk, Londër, Bruksel, Vienë, Milano, Pragë, Kiev, Moskë, Budapest, Bukuresht, Sofie, Prishtinë, Malt, etj.

Austriakja Raiffeisen Bank ka këkruar të blejë 100% të aksioneve të bankës së kursimeve./tvklan.al