Gjimnazi Arben Broci në Tiranë tanimë ka një laborator të inteligjencës artificiale.

Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama shkruan se me instalimin e këtij laboratori, në shkollat e vendit janë realitet 25 të tilla.

Më tej, kryeministri Rama thotë se laboratorët e inteligjencës artificiale në shkolla kanë hapur një horizont të ri mundësish për të rinjtë në fushën e teknologjisë.

“Laboratori i ri i Inteligjencës Artificiale në Gjimnazin Arben Broci – Tiranë. 25 laboratorë të inteligjencës artificiale janë tashmë një realitet në shkollat tona, duke hapur një horizont të ri mundësish për të rinjtë në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale”, shkruan Kryeministri Rama.


/tvklan.al