Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me aeroportin e Tiranës. Kreu i qeverisë thotë se në Tetor, TIA arriti mbi 942 mijë pasagjerë ose 47 përqind më shumë se viti paraardhës. Rama thotë se aeroporti jonë është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë që prej pandemisë.
“Aeroporti i Tiranës (aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë që prej pandemisë) arriti mbi 942 mijë pasagjerë në Tetor 2024, 47 përqind më shumë se viti 2023”, shkruan Rama.
Postimin e tij, kreu i qeverisë e mbyll me një thirrje për të gjithë ata që kanë dëshirë të vizitojnë Shqipërinë.
“Ejani”, thotë Rama./tvklan.al