Në takimin me bizneset pjesëmarrëse në panairin e Athinës Kryeministri Rama tha se kur ai e mori detyrën kishte 117 mijë subjekte biznese, ndërsa sot ka 250 mijë.
“Ke 120 kompani këtu sot, që nga farmaceutika te teknologjia. Sot kemi ardhur këtu për të hapur një traditë dhe dua t’ju them që ky paniri i parë në Athinë do të pasohet nga panairi i dytë në vjeshtë”, tha Kryeministri Rama.
Shqipërinë e kane poshtëruar sipas Kryeministrit salamandrat dhe zhapikët që rrinë në kënetë, por tani Europa ka hapur derën për anëtarësimin e vendit tonë deri në vitin 2030.
“Shqipërinë e kanë poshtëruar në mënyrë të përsëritur, por në rastin e Shqipërisë poshtërimi është për t’u diskutuar nëse ka ardhur më shumë nga të huajt apo ka ardhur më shumë nga vetja, nga brenda. Nga ata që është dashur ta përfaqësojnë familjen shqiptare me dinjitet, nga ata që…ja plasi dhe syri tjetër, tani jemi në rregull, tani e morëm përfundimisht bekimet e këtij vendi. Kemi një afat kohor që kemi dakordësuar me ta që brenda vitit 2027 të mbyllim të gjithë procesin e negociatave. Është afati më i shpejtë që i është dhënë një vendi në historinë e negociatave. Jo thjesht se ne i kemi bërë dhe po i bëjmë çdo ditë detyrat tona, por edhe sepse ata duan që të kenë Shqipërinë brenda vetes, por ama ky është një moment që nuk do të jetë aty përgjithmonë dhe ne duhet ta shrytëzojmë tani sepse gjërat mund të ndryshojnë. Ne këtu kemi qenë edhe kur i bënim gjërat shumë mirë dhe ata na ngrinin bishtin”, tha Kryeministri Rama.
Nuk la pa përmendur aludimet rreth ndëshkimeve nga SPAK.
“I dëgjoni kur thonë se duhet të ik Partia Socialiste, duhet të ik Edi Rama sepse i hyn të gjithë ministrat në burg dhe tani e ka radhën Edi Rama. Pikërisht për atë për të cilën ata thonë që ne duhet të ulim kokën. Pikërisht për atë unë dhe ne duhet të jemi kryelartë dhe jam kryelartë sepse për herë të parë në histori qysh nga 1912 ata që janë të lidhur me pushtetin politik nuk janë më të paprekshëm”, tha Kryeministri Rama.
Klan News