Vendimi i Parlamentit Europian për të pasur zyrën e tij në Tiranë për kryeministrin është një konfirmim që Shqipëria është pikë referimi për unionin, por tregues dhe për anëtarësimin e afërm të vendit në këtë familje.

“Ça ndodh kështu? Parlamenti Europian që vendos të hapë zyrën e vet në një narko-shtet? Si ka mundësi? Sorosi i fshehur mbas Roberta Metsola-s dhe Parametrit Europian që vazhdon vepron si diversant?”

Ndaj kryeministri e kërkon votën e 11 Majit si jetike, që ky proces të përmbyllet, pasi PS është e vetmja forcë që mund ta bëjë këtë dhe është e besueshme në Bruksel, ndryshe nga sa thotë me bindje se shikohet kreu i opozitës.

“Fitore PD 11 maj, larg qoftë për vendin, larg qoftë për fëmijët tanë, larg qoftë për marrëdhëniet me BE. Mos harroni që BE nuk i sheh dot fare me sy ca tipa, fare. Dhe deri kur ne të hyjmë atje, ka shumë rëndësi se kush qeveris këtu. Na duhet bashkim përtej partive, na duhet lidership, na duhet qëndrueshmëri. Të gjithë të tjerat janë dokra hini në krahasim me këtë moment ekzistencial për Europën, ekzistencial për Shqipërinë”.

Kryeministri flet për përfitimet që do të ketë shteti, por dhe çdo shqiptar me anëtarësimin në BE. Përfitimet përsërit do të ketë dhe vetë drejtësia pas anëtarësimit, pasi do të jetë e detyruar të respektojë standardet e BE.

Skuadra e kandidatëve të 11 Majit pranon që nuk është perfektë, por thotë se do të harmonizojë eksperiencën me energjinë rinore ndryshe nga oferta e opozitës.

Për ata që ishin pjesë e qeverisë në 12 vite dhe janë nën hetim apo dënuar nga SPAK, thotë se ishte dhe është e pamundur dhe ligjërisht dhe moralisht, që kryeministri t’i kontrollonte kur shkelnin ligjin.

Programi elektoral i PS thotë që është i qartë s’ka nevojë për ta shpalosur megjithatë lajmëroi se një nga projektet është për ta kthyer Shqipërinë në destinacion të turizmit mjekësor përmes reformimit të QSUT.

Tv Klan