Sali Berisha me koalicionin e tij opozitar do të jetë i renditur i pari në fletën e votimit që zgjedhësit shqiptarë do të kenë në duar për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Në renditjen e e subjekteve zgjedhore pas shortit të hedhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste e Kryeministrit Edi Rama do të mbajë numrin 5. E dyta në fletën e votimit do të jetë Partia Mundësia e Agron Shehajt, ndërkohë që vendi i tretë me short i ra Partisë “Lëvizja Atdheu”.
Sipas shortit që u hodh, numrin e katërt e mban partia e Lulizm Bashës, “Koalicioni Euroatlantik”. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” mban numrin 6 në fletën e votimit.
Fleta e votimit në këto zgjedhje pritet që të jetë në përmasa më të mëdha sesa në zgjedhjet parlamentare e vitit 2021. Secili koalicion që konkurron për të zënë vende në parlamentin e ri ka dorëzuar nga 186 kandidatë 46 në listë të mbyllur dhe 140 në listën e hapur.
KQZ do të miratojë këtë të martë variantin final të fletës së votimit.
Klan News