Kryesocialisti Edi Rama i është përgjigjur për herë të parë ftesës publike të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për t’u bashkuar me nismën e saj për organizimin e referendumit popullorë, për të rrëzuar disa nga ndryshimet kushtetuese të miratuara në parlament më 21 prill. Gjatë një konference për shtyp, kreu i opozitës deklaroi qartazi se vullneti i popullit është shprehur përmes përfaqësuesve të tij në parlament.
Edi Rama: “Parlamenti është shprehja e vullnetit të popullit sovran. Bashkimi i ri është një nocion i gjerë, është një nocion i kapërcimit politikës vjetër të pazareve të vogla dhe i daljes në hapësirën e madhe të dialogut me Shqipërinë”.
Gjithsesi Rama ka theksuar më tej se për ftesën e LSI-së për çështjen e referendumit, PS do të ketë shumë shpejt dhe një përgjigje zyrtare institucionale, por deklarata e tij se miratim i paketës kushtetuese është shprehje e vullnetit të popullit, le të kuptohet se PS nuk do t’i bashkoj votat me LSI-në për referendumin./tvklan.al