Kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama, inaugurojë përfundimin e punimeve në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në njësinë bashkiake nr 4.
Edi Rama: “Meqë kryeministri ngeli rrugëve dhe nuk po inauguron dot asgjë sepse asnjë punë nuk kanë mbaruar dot. Unë e ftoj që të vij dhe të marri pjesë në inaugurimin e shkollës tjetër, pas këtij inaugurimi, që i jep Tiranës një tjetër shkollë dhe i jep prindërve të Tiranës dhe prindërve të gjithë Shqipërisë garancinë për standardin e shkollave”.
Numri i nxënësve që frekuentojnë këtë shkollë aktualisht është 920. Përmes këtij rikonstruksioni që ka kushtuar mbi 708 mijë euro shkolla ka marrë një funksion të ri. Asaj i është shtuar korpusi, ndërsa në hapësirat e jashtme parashikohet plotësimi i mjediseve sportive me një fushë tjetër në natyrë./tvklan.al
Gazetare: Daniela Kostandini