“Reforma e thellë për kushtet dhe pagat dinjitoze”
Kthimi i arsimit profesional në një trend të ri mbetet një tjetër objektiv për qeverinë e tij, e cila sytë për dorën për ndihmë, thotë se do ia shtrijë edhe privatit.
“Do ju kërkojmë kompanive me hir dhe shpresoj që nuk do të jetë nevoja që pahiri i ligjit ta bëjë këtë punë pa u kuptuar mirë me njëri tjetrin që të përfshihen në financimin e arsimit profesional.”
Pranon se Shqipëria është larg pritshmërive sa i përket kualifikimit njerëzor, teksa thotë se nevojitet një reformë e thellë në arsimin professional.
“Ne jemi ende shumë larg pikës ku duhet të mbërrijmë. Na duhet të thellojmë reforma nga ana jonë.”
Mungesën e kapitalit njerëzor në sektorin privat e sheh si problematikë, veçanërisht në fushën e turizmit, ku sipas statistikave vetëm këtë vit, Shqipëria u vizitua nga 10.1 milion turistë të huaj.
“S’kemi kapital të mjaftueshëm njerëzor për ta përballuar.”
Deklaratat, Kryeministri Rama i bëri nga Konferenca Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, ku Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Bledi Gonxhe foli me shifra, duke renditur hoteleri turizmin, një ndër degët më të ndjekura nga të rinjtë.
“Programet më të kërkuara për vitin 2024, janë hoteleri turizëm, shërbime mjetesh transporti, teknologji informacioni.”
Arsimi dhe formimi profesional ofrohet nga 29 shkolla dhe 10 qendra në të gjithë vendin. 14,700 nxënës ndjekin arsimin e mesëm profesional publik për vitin shkollor 2023-2024 dhe 11% më shumë nxënës janë regjistruar se një vit më parë.
Tv Klan