Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e cilësoi të jashtëzakonshme pjesëmarrjen në shesh të qytetarëve në një protestë që ai e cilësoi kundër qeverisjes ilegjitime të vendit.
Si dëshmi të kësaj Edi Rama solli numrin e fimëtarëve të selisë rozë për të hapur kutitë e votimit në ato komisione zonale të administrimit të zgjedhjeve ku dhe pretendohet për manipulim të rezultatit.
Edi Rama: “Vetëm dje në spontanitet të plotë numri i firmave e kishte kaluar 10 mishin. Kështu që jemi në kushtet kur me lehtësinë më të madhe mund të bëjmë numrin e firmave të nevojshme sipas kushtetutës për të çuar në parlament me kërkesë të qytetarëve apelin kushtetues hapjen e kutive të votimit dhe hetimit të zgjedhjeve.”
Edi Rama ka ripërsëritur qëndrimin kundër ofertës së kryeministrit Sali Berisha por një komision hetimor ku opozita të gëzojë shumicën në drejtimin e saj.
Edi Rama: “Të thuash që merrni shumicën, po unë nuk ju lejoj që të përcaktoni objektin e hetimit do të thotë që të tregosh në mënyrën më elokuente se çfarë është në fakt sot demokracia në Shqipëri dhe çfarë është në fakt sot koncepti i njeriut që drejton qeverinë e Shqipërisë për shtetin e së drejtës.”
Kryesocialisti paralajmëroi zhvillimin e protestave të tjera më e afërta javën që vjen në një tjetër qytet të vendit./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi