Edi Rama: “Dua të theksoj me forcë, se kur po hyjmë në datën e dytë të Odisesë së numërimit të votave dhe kur ende kemi rreth 70% të kutive të votimit që mbeten për t’u numëruar është momenti për të respektuar dinjitetin dhe personalitetin e atyre burrave dhe grave që po bëjnë sakrificën e jashtëzakonshme të të qëndruarit në grupet e numërimit dhe në qendrat e numërimit dhe është e patolerueshem që mbi këta qytetar e qytetare të këtij vendi që po japin një kontribut heroik sepse vërtet është përtej kufijve të të zakonshmes që një njeri të sfilitet net e ditë rresht për të numëruar votat, pasi zgjedhjet e përgjithshme në një vend evropian. Nuk ka asnjë sens që të ketë personazhe gjithfarësh që të futen në qendrat e votimit, që të bëjnë presion, që të pengojnë procesin e votimit dhe që tregojnë në këtë formë të papranueshme, primitive atë që në fakt është dëshpërimi i atyre që i nxisin këto lëvizje. Ne jemi të informuar për vënien në lëvizje të një plani të bllokimit të qendrave të numërimit, për bllokime kutish, për nxjerrje fletësh të pavlefshme sepse procesi i numërimit po hyn në fazën kur rezultatet do të fillojnë të kthjellohen pas një faze të parë kur ashtu siç ndodhi edhe në vitin 2005 u orkestrua një proces numërimi duke kapur kutitë me rezultate më të favorshme për ata që e bënë këtë gjë. Ne nuk na shqetëson kjo, ne jemi të qetë, ne ndjekim me shumë vëmendje dhe me përpikëri të gjithë procesin. Jemi disa hapa përpara edhe kompanisë që ka vënë në dispozicion të mediave të dhënat e marra nga terreni sepse të dhënat tona janë operative dhe grumbullohen menjëherë. Dimë çfarë presim, e presim qetësisht, por është momenti për të ngritur zërin që kjo natë që fillon të mos sjellë anomali dhe të mos jetë terri ku të përshkallëzon veprime që u vunë re qysh pasdite. I kam kërkuar drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit impenjimin maksimal. Nuk kam asnjë vërejte as për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit ose për forcat e Policisë së Shtetit në tërësi, por është për të ardhur keq që në episode të caktuara vihet re dhe një bashkëpunim i heshtur i policëve të rendit të cilët gjenden nën presionin e njerëzve të veshur me pushtet”…/tvklan.al