Edi Rama: “Duke qëndruar vijimisht në ndjekje të ngjarjeve përmes ekraneve. Pata mundësinë të shoh pak minuta më parë kryeministrin në detyrë, i cili pa e thënë tha atë që ne e kemi përsëritur gjatë gjithë këtyre ditëve. Sali Berisha është vetëm një kryeministër në detyrë. Ai nuk ka marrë një mandat të dytë nga shqiptarët, këtë sapo na e konfirmoi. Ashtu si kundër konfirmoi edhe se ka filluar përpjekjen për të peshkuar në anën tjetër individ gjë që unë besoj se do ta ketë shumë të vështirë ta arrij, por edhe në e arriftë kjo nuk do ta shpëtoj dot nga e vërteta e parë që kemi sot, që Sali Berisha nuk ka një mandat të dytë dhe nuk do të jetë kryeministri i shqiptarëve pasi të dalë vendimi përfundimtarë i popullit dhe ky vendim të fillojë të jetësojë në rrugën që përcakton kushtetuta dhe ligji. Nga ana tjetër besoj që edhe ju e vutë re që kishte një lajthitje në komunikimin e kryeministrit në detyrë, i cili si në një jerm përmendi emra qytetarësh të lirë të këtij vendi apo dhe emra deputetësh të nderuar të PS-së, duke vënë dhe epitete që do t’i vinte turp kujtdo që t’i përdorte, por ja që mesa duket i gjendur pa mandatin e dytë në dorë dhe nën presionin qytetar të ditës së djeshme ai nuk arrin dot të ruaj gjakftohtësinë dhe kërkon ruajtje gjakftohtësie nga ana jonë që kemi qenë qysh në krye të herës të vendosur të garantojmë procesin zgjedhor, të ruajmë standardet të cilat tani më kanë degjeneruar tërësisht në ato pjesë ku ende nuk mbaruar numërimi, dhe nuk ka mbaruar numërimi për mungesë të plotë të vullnetit të Sali Berishës që të pranojë verdiktin e popullit të Fierit. 9 mandate për PS-së të cilat janë në kutitë e votimit dhe në bazë të një rezultati spektakular që e bën PS-n fitimtare në qarkun e Fierit me një diferencë nga PD si asnjëherë në këto 18 vjet. Ndërkohë që kamerdarja e koalicionit me shumë bishta ka mundësuar për Sali Berishën që ky avantazh si asnjëherë më i thellë të zvogëlohet por jo aq sa të vërë në rrezik mandatin e 9, të cilin kryeministri në detyrë synon ta rrëmbej me forcë…”./tvklan.al