Edi Rama: “Numrat në KQZ janë në duar e Sali Berishës, por fati i demokracisë në Shqipëri është në duart tona. KQZ-ja e Sali Berishës mund ta marrë zvarrë procesin zgjedhor dhe ta degjeneroj deri në fund për të grabitur gjithçka të mund për llogari të Sali Berishës. Shqipëria dhe shqiptarët po e shohin dhe po e kuptojnë përditë se pushteti shtatanik i çiftit të ri të politikës së vjetër lindi me ngut të rrufeshëm pikërisht për të ndaluar zbardhjen e krimit elektoral të 28 qershorit. Për ta vënë nën presionin e një pushteti të ri të gjithë procesin e animimeve tona apo të kujtdo tjetër që kërkon transparencë, për të mos lejuar që të hapen kutitë e Beratit, Tiranës e Shkodrës apo dhe të qyteteve tjera, ku tjera subjekte të dëmtuara kërkuan me të drejtën e ligjit rinumërimin. Sepse nga hapja e kutive, populli mund të shohë qartë atë që Sali Berisha kërkon të fsheh me çdo kusht duke arritur deri në pikën që t’i kërkojë dorën me përulësi Ilir Metës. Mua nuk më mbetet veçse t’i ripërsëris publikisht Sali Berishës se një pushtet i grabitur nuk mbahet dot me pahir, në mes të Evropës, në shekullin e 21-t. Dhe nga përballja me të vërtetën e kutive të marra peng në kundërshtim me ligjin e me të drejtën e opozitës nuk e shpëton dot as ish i dënuari për të marrë ryshfetin që ka në krye të KQZ-së, as i dënuari me turp që vrapoi t’i ulet në prehrin e lënë bosh nga Xhuveli dhe as përpjekja e hedhshme për të bërë diversion PS-n, është e kotë. PS do të jetë një pengesë e pa kapërcyeshme në rrugën që ka zgjedhur Sali Berisha. Dhe sot ne jemi më të vetëdijshëm se asnjë herë për rolin tonë jetik për demokracinë dhe detyrimin tonë të pa tjetërsueshëm në një proces ku në asnjë mënyrë nuk mund të triumfoi gënjeshtra e një pushteti të ricikluar përmes grabitjes së votave dhe të mandatit”./tvklan.al