Hetim penal për kryebashkiakët që abuzojnë
Kryeministri i ka kërcënuar krerët e bashkive se qeveria do të marrë nën administrim bashkitë nëse ata nuk merren seriozisht me pastrimin e mbetjeve në njësitë që administrojnë, ndërsa për ata vetë thotë se do të kërkon hetim penal.
Në buxhetin e vitit të ardhshëm ju kërkon kryebashkiakëve, por dhe prefekteve të pranishëm në takim, të mos kalojnë në këshillat e qarkut asnjë projekt që nuk ka zërin për pastrimin të parin në listën e shpenzimeve.
Kryeministri e cilëson të papranueshme situatën e mbetjeve në të gjithë Shqipërinë por veçon dhe e përsërit disa herë si alarmante Bashkinë e Himarës.
E si më të dalluarit ndër kryebashkiakët që e ka ndryshuar situatën në qytetin e Lezhës, përmend Pjerin Ndreun.
Rama flet me shifra sesa shumë është investuar për pastrimin ndaj e cilëson të pafalshme që turistët por dhe vetë qytetarët shqiptarë të përballen me këto pamje në mënyrë të veçantë gjatë sezonit turistik.
Ju kërkon të ndryshojnë tarifat për pastrimin por specifikon që kjo nuk do të prek familjet.
Kryeministri ju kujton se me vendosjen e satelitëve edhe situata e mbetjeve do të ketë një panoramë ku askush nuk mund ta fshejë.
E për t’ju treguar se punojnë me dy standarde kur flitet për ndarjen e territorit dhe përgjegjësive, sjell shembullin e karburantit që u shemb një ditë më parë në aksin Fier-Lushnje.
Vetë Kryeministri paralajmëron se javën e ardhshëm do t’i mbledhë sërish kryebashkiakët për të folur për problematikat me ujësjellësat që i quajti zyra punësimesh.
Tv Klan