Edi Rama: “Jam këtu pasi u informova për provokimin e radhës së Kryeministrit Sali Berisha. Një provokim i ulët dhe i pa pranueshëm. Sali Berisha, thotë se është gati të na japë shumicën, po jo të drejtën për të vendosur me atë shumicë objektin e hetimit. Ne e duam shumicën në Komisionin hetimor parlamentar, për të hapur kutitë, jo për të hapur një tjetër hetim parlamentar të dështuar dhe të turpshëm. Sali Berisha, thotë se nuk mund të na lejua ka të dali mbi drejtësinë. Ndërkohë që pushteti i tij pa legjitimitet, ka dal mbi drejtësinë duke i mohuar opozitës një të drejtë ligjore, të drejtën për të hapur kutitë me 2 anëtar të KQZ-së dhe duke e vulosur këtë padrejtësi”./tvklan.al