Orientimi i të rinjve drejt arsimit profesional ka qenë prej disa vitesh në fokus të qeverisë, gjë e cila ka bërë që këtë vit numri i nxënësve në këto shkolla të rritet këtë vit. Këtë të premte kryeministri Edi Rama ishte në shkollën profesionale të këtij qyteti, në të cilën numri i parnimive të reja është rritur me 8%. Për kreun e qeverisë këto shifra tregojnë se në vendin tonë tashmë është thyer mentaliteti se arsimi profesional është i kategorisë së dytë.
“Lajmi i mirë është se po thyhet mentaliteti se arsimi profesional është kategori e ulët. Arsimi profesional është garanci absolute për të pasur një instrument në dorë që të mos ngelet pa punë. Po ashtu kush bën arsim profesional nuk e ka të mbyllur derën e universitetit, por ndryshe nga ata që mbarojnë arsimin e përgjithshëm ka edhe një zanat që edhe e përdor për të punuar gjatë universitetit apo pas universitetit për të bërë sipërmarrjen e vetë.”
Kreu i qeverisë thotë se është rritur kërkesa për puntorë të kualifikuar, teksa shton se të rinjtë që studiojnë në shkollat profesionale e kanë punën të garantuar edhe paga më të larta.
“Tani pagat janë rritur dhe nevoja për punonjës të kualifikuar është bërë alarmante. Të gjithë ata që synojnë në arsim profesional e kanë të garantuar se do të gjejnë punë.”
Kryeministri theksoi edhe luftën kundër informalitetit, duke thënë se sipërmarrësit duhet të deklarojnë pagën reale për çdo të punësuar.
“Kur pranojnë të bashkëpunojnë me sipërmarrës në shkelje të ligjit dhe të deklarohet një pagë më e ulët dhe një pjesë tjetër të merret nën dorë për të mos paguar sigurimet shoqërore, faktikisht i japin sipërmarrësit mundësinë që padrejtësisht të marri nga pensioni i gjyshes dhe i gjyshes”. Sigurimet shoqërore që secili e paguan për pensionin e vetë, aktualisht shkojnë në arkën e sigurimeve shoqërore dhe paguhen pensionet. Në këtë pikë duhet të kemi shumë më tepër vetëdije dhe të vendosim barrikadën që ‘pagën e dua të plotë, të pastër me sigurimet shoqërore dhe shëndetësore sepse pastaj është e kotë të kërkohet rritja e pensioneve. Kjo ndodh kur të gjithë bashkë kontribuojmë për sigurimet shoqërore.”
Krahas investimeve në shkolla, qeveria i ka kushtuar vëmendje të veçantë dhe rritje së pagave të mësuesve, mesatarja e të cilës aktualisht është 950 euro.
Klan News