Në takimin me rrjetin e vullnetarëve në qytetin e Burrelit, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në problemet e pronësisë me të cilat sipas tij ndeshet prej vitesh shoqëria shqiptare. Lideri i opozitës premtoi se kjo situatë paradoksale që mban peng zhvillimin vendit do të marrë zgjidhje me ardhjen e socialistëve në pushtet.
Edi Rama: “Ata të ministrisë së Bujqësisë dolën dhe thanë që ne s’paskemi alternativë përderisa flasim për këtë se ata e paskan mbyllur këtë punë vitin e kaluar, po ku i kanë bujqit e fermerët certifikatat e pronësisë, kjo është qeveria me kurriz të kthyer nga fshati, kjo është qeveria që i quan punët të mbaruara kur i shkruan në etër ndërkohë që në realitetin e përditshëm bujqit e fermerët shqiptarë vazhdojnë punojnë si bujkrobër dhe nuk kanë një copë letër që të tregojnë se janë zotur në tokën e tyre.”
Duke vënë theksin ën domosdoshmërinë e një bashkimi të ri, kreu socialist ka shprehur bindjen se në 18 vjet njerëzit e thjeshtë kanë mbetur të zhgënjyer nga vota e dhënë pasi nuk u janë zgjidhur problemet e jetës së përditshme.
Edi Rama: “Përça dhe sundo, ndaj njerëzit sa të mundesh aty në mes të errësirës ku s’kanë as dritë ku s’kanë as ujë, ku s’kanë as nuk. Për t’i marrë ato vota dhe për t’u futur prapë në kutinë e televizorit dhe sundo. 18 vjet e njëjta histori.”
E bindur në fitoren që sipas tij Partia Socialiste do të korrë në zgjedhjet e 28 qershorit, Rama tha se të gjithë kanë të drejt të besojnë tek ëndrra e ndryshimit./tvklan.al
Gazetar: Leonard Mitro