Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York. Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, teksa ka shtuar se nuk mund të mbahet peng nga askush me justifikime të rreme dhe për këtë është nisur që nga grupi i 5 vendeve anëtare të BE-së që nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Edi Rama: Republika jonë simotër e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me një perspektivë të qartë europiane dhe një aleancë e padiskutueshme e komunitetit të madh të vendeve. Çdo paralele e hequr artificialisht mes Kosovës dhe zonave të pushtuar të Ukrainës kanë për synim të shpërqëndrojnë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe të gjithë opinionin publik ndërkombëtar, por kurrë nuk do ja arrijnë të zbehin të vërtetën që Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare aspirante e komunitetit euro-atlantik dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush me justifikime të rreme duke e nisur nga grupi i 5 vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin vendin e Kosovës në çdo organizatë dhe forum ndërkombëtar.
Teksa ka folur për “Paktin për të Ardhmen”, kryeministri Rama ka thënë se sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerencë dhe paqe.
Edi Rama: Kohët tona janë sfiduese. Disa ditë më parë kemi parë “Paktin e të Ardhmen”. Ne kemi bërë edhe në të shkuarën të tilla pakte. Disa ditë më parë u zotuam kundrejt “Paktit për të Ardhmen”. Kemi ndërmarrë të tilla angazhime në të shkuarën, jo gjithmonë i kemi mbajtur. Kemi paguar çmimin. Ky është një tjetër shans që e marrim për të bërë ndryshimin për një paqe. Shqipëria i bashkohet këtij diskutimi. Ne kishim qëllim të përfaqësonim atë komunitet që qëndron së bashku. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë dhe besim. Me tolerancë nuk nënkuptoj vetëkënaqësi, kërkon të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë, të tolerojmë me respekt, jo thjesht duke pranuar këndvështrimet e tjetrit.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e OKB-së, kryeministri Rama ka sjellë në vëmendje disa nga rastet kur Shqipëria ju shtriu dorën shtetasve të huaj që kishin nevojë për të përgjatë viteve.
Edi Rama: Për ne shqiptarët, toleranca nuk është thjesht pranimi pasiv i diversitetit të dikujt. Toleranca që myslimanët dhe të krishterët shprehën kundrejt hebrenjve duke e bërë Shqipërinë të vetmen që e mbylli luftën me më shumë hebrenj nga se kishte kur lufta nisi, kërkon frymën e vet partizane. Sfidojmë veten duke reflektuar mbi njëanshmërinë që u veshim të tjerëve dhe duke vërë përherë në pikëpyetje standardet tona morale.
Ju dhamë strehë disa mijëra refugjatëve iraninanë, jetët e së cilëve sulmoheshin. Paguam një çmim të madh për mikëpritjen e tyre. Regjimi u angazhua në një sulm kundër Shqipërisë, ishin mjaft brutalë, por dështuan mjerisht. Mikpritja jonë nuk ka qenë aspak e lidhur me ndonjë qëndrim politik kundër Iranit. I shtrimë dorën e ndihmës Italisë në përpjekje për të lehtësuar vështirësitë me të cilat e ka ngarkuar gjeografia, emigracioni.
U përpoqëm që të vepronim. Nuk qëndruam duarlidhur. Bëmë pjesën tonë. Marrëdhënia e fqinjësisë, boshti i politikës në rajonin tonë. Plagët e thella në rajonin tonë kanë nevojë të shërohen, por kemi parë po ashtu edhe ndërtimin e paqes. Në Ballkanin Perëndimor jemi thekur që të bëhemi bashkë, të flasim për sfidat.
/tvklan.al