Kryeministri Edi Rama shkoi këtë premte drejt Pragës, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë, në kuadër të punimeve të forumit GLOBSEC.
Për tri ditë rresht, nga 30 Gushti deri më 1 Shtator dhjetëra udhëheqës do të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen.
Kreu i qeverisë Rama pritet që në takimin me liderët evropianë të lobojë edhe në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe nisjen e shqyrtimit të kapitujve.
Prej disa vitesh procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është i lidhur me Maqedoninë e Veriut, duke mbetur peng i problemeve që fqinji ynë ka me Bullgarinë.
Një ndër çështjet që do të diskutohen në këtë forum është edhe roli i NATO-s në arkitekturën më të gjerë evropiane të sigurisë.
Tv Klan