Kryetari Socialist Edi Rama, duke vijuar takimet e tij të cilat kanë në qendër të tyre diskutimet e tij për problemet e fshatit, është ndalur në fshatin Fushë-Kuqe në qarkun e Lezhës. Në konferencën rajonale për këtë qark Rama tha se politika e 17 viteve e ka lënë në harresë dhe degradim të plotë fshatin shqiptarë.
Edi Rama: “Këtu nuk është fjala për PS as për PD, as për socialistët, as për demokratët. Këto janë ndarje që nuk kanë kuptim në këtë kohë, këtu është fjala për tokën, për familjen dhe për fshatin. Është fjala për një hall të përbashkët që nuk zgjidhet pa një aksion të përbashkët”.
Ndërkaq gjatë bashkëbisedimit me kreun e opozitës fermerët e zonës kanë shprehur shqetësimin e tyre se ndihen tërësisht të pa mbështetur për të shitur prodhimet e tyre që kalben në një kohë kur në vend të gjitha çmimet e këtyre produkteve vetëm rriten./tvklan.al
Gazetare: Anila Rama