Qeveria ka gati një tjetër nismë për të mbështetur agroturizmin, të cilën Kryeministri e lajmëroi në podacastin e tij.
“Kemi një program të ri që do e shpallim së shpejti. Do të japim mbështetje financiare, e kombinuar kredi e butë me grant”, u shpreh Rama.
Të ftuarit e radhës në bashkëbisedim me Ramën ishin një çift që së bashku me tre vajzat administrojnë një agroturizëm në Tragjasin e Vjetër, ndërkohë që djali i tyre i vetëm ka zgjedhur të jetojë në Gjermani.
“Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët. Të vijë këtu e ka mësuar marangozllëkun. Është sakrificë të jetosh në Gjermani”, thotë Rama.
Kryeministri rreshton të gjitha iniciativat e ndërmarra për të mbështetur sipërmarrje të tilla familjare, nisma më e fundit Paketa e Maleve.
“Paketa e maleve është për ata që kthehen dhe ndërtojnë nëpër male. Ju jeni fiks fare. Kalon ligji, ju jeni në mbështetje”, theksoi Rama.
Tv Klan