Blerta Kllokoqi Rugova, nusja e djalit të Ibrahim Rugovës, ose siç thirret në popull “e reja e Rugovës”, ishte në një rrëfim në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Veç diskutimeve për jetën e saj dhe familjen Rugova gjatë bisedës u ndalën edhe te zhvillimet politike.
Blerta Rugova: Duhet të mos prishim raportet sidomos me miqtë tanë ndërkombëtarë. Zhvillimet e fundit po i shohim me sy shumë kritik, sidomos kritikat që po vijnë nga SHBA.
Edi Rama: Është një parakusht absolut për çdo vend të vogël, pavarësisht kontekstit dhe pozicionit në të cilin ndodhet, që të ketë miq. Jemi shumë të vegjël për të fjetur qetë nëse nuk kemi miq të mëdhenj.
Duke shprehur ambicien e saj për t’u marrë me politikë, kryeministri Rama i tha se duhet të bëhesh gati të përballet edhe me përbaltjen dhe prekjen e familjes.
Edi Rama: Ndjesia e familjes një stres, një ngarkesë, një dhimbje që është e paimagjinueshme nga ata që nuk e jetojnë sepse ti je aty dhe me ty merren, por çfarë faji kanë fëmijët dhe të tjerët në familje që të përfshihen e goditen, e baltosen, e të sakatohen dhe për më tepër çfarë faji kanë fëmijët që të dëgjojë për prindërit gjëra nga më të tmershmet.
Në mbyllje të bisedës kryeministri Rama i dha dhe një mesazh të fundit.
Edi Rama: Niçja thotë çfarë nuk të vret të bën më të fortë. Shumë faleminderit për këtë bisedë të këndshme.
Klan News