Edi Rama ka sulmuar kolegjin zgjedhor vetëm një ditë pasi ky i fundit ka refuzuar kërkesën e partisë socialiste për të rinumëruar fletët e votimit të beratit dhe rivlerësuare ato që janë shpallur të pavlefshme. Rama ka ashpërsuar deklaratat e tij dhe ka qartësuar  idenë se Partia Socialiste dhe koalicioni I saj nuk do të njohin rezultatin e zgjedhjeve dhe as qeverinë e ardhshme që do të krijohet.

Edi Rama: “Dje pushteti mbylli përmes një padrejtësie alarmante rrugën e transparencës ligjore mbi procesin zgjedhor në Berat, por hapi rrugën e mosnjohjes nga ana jonë të legjitimitetit të qeverisë që do të dalë nga kjo maskaradë elektorale e cila bëN të detyrueshme alternativën tonë të kontestimit demokratik me të gjitha mjetet që ka në dorë opozita të këtij pushteti të korruptuarish dhe korruptuesish që duan ta kthejnë Shqipërinë në një republikë pa opozitë demokratike, pa drejtësi të pavarur, pa media të lirë, pa sipërmarrje të pa nënshtruar, pa qytetar të pa kërcënuar për shkak të bindjeve të tyre politike. Dje Sali Berisha grabiti përkohësisht një mandat të Partisë Socialiste në Berat, por përcaktojë verbërisht edhe koston shuam të lartë politike që duhet të paguajë ai vet dhe qeveria shtatanike që do të dalë nga këto zgjedhje, të cilat ndryshoj prej atyre të vitit 1996 vetëm në formë, por jo në thelb. Kjo e vërtetë e hidhur, këtë herë nuk doli në shesh qysh atë ditë, ditën e zgjedhjeve. Si në vitin 1996 nuk ka dalë e gjitha në shesh ende sot, por nuk do të vonojë të dalë në shesh për turpin e madh të të njëjtit njeri që për pushtetin personal sakrifikon interesat e vendit dhe të një populli të tërë dhe të gjithë atyre që janë përfshirë në grabitjen e këtyre zgjedhjeve apo ligjërimin e kësaj grabitjeje. Qoftë duke dhënë vendime të pa drejta, qoftë duke ndërtuar alibi të pavërteta.”

Sipas Ramës kolegji zgjedhon nuk i ka rezistuar dot peshës së pushtetit aktual duke marrë vendime në kundërshtim me kodin zgjedhor. Sipas tij në kod është e përcaktuar qartë, rinumërimi I fletëve të votimit, apo rivlerësimi i tyre, duhet të behët edhe kur këtë e kërkojnë 2 anëtarë të kolegjit./tvklan.al