Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron në godinën e Kryeministrisë.

Cameron po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku në aeroport u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Rama-Cameron zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas dy zyrtarët do të japin një deklaratë për mediat.

Pas takimit me Ramën, Cameron do të zhvillojë një takim edhe me Presidentin Bajram Begaj.

/tvklan.al