Kryeministri Edi Rama shpreson që ndeshja midis Shqipërisë dhe Italisë të përfundojë në barazim.
Për kreun e ekzekutivit, kjo sfidë ka plot emocione, ndërsa ai thotë për italianen ‘Tuttosport’ se është hera e parë që të kaltërve nuk u uron fitoren.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: E pabesueshme! Do të jetë hera e parë dhe shpresoj e fundit e jetës sime, që do të uroj që Italia të mos ta fitojë një ndeshje europiani. Por gjithsesi mua do të më pëlqente edhe një barazim, që për kuqezinjtë tanë do të ishte si fitore. E di që për ‘të kaltrit’, një barazim me Shqipërinë do të ishte nisja e një procesi kundër Spalletti-t. Por, për fat të keq, Italisë nuk mund t’i uroj asgjë më shumë se sa barazimi.
Rama tregon edhe se çfarë Italia duhet të ketë frikë nga Shqipëria për përballjen e sotme.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Nga Shqipëria duhet pasur frikë superioriteti nga krahët, ku sigurisht fitojmë ne, shpirti luftarak i djemve të Silvinjos dhe fakti që ekipi ynë nuk ka më asgjë për të humbur. Mund të përfundojë në të gjitha mënyrat, por duke qenë se Italia nuk shkëleqen kurrë, kur fillon një turne, shpresoj në një barazim.
Për Ramën, ndryshimi i vetëm mes Italisë dhe Shqipërisë është fakti që ndahet nga deti, ndërsa ngjasojnë si dy pika uji me të mirat dhe të këqijat e tyre.
Klan News