Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Brukselit, aty ku nesër do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e tretë ndërqeveritare me Bashkimin Europian.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grupkapitullin e 6-të që përfshin çështjet e politikës së jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

Në fund të tryezës ndërqeveritare, pritet të ketë dhe një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, këtë të hënë ambasadoret e vendeve të Bashkimit Europiane kanë miratuar konkluzionet e Këshillit për Zgjerimin.

Tv Klan