Kryeministri Edi Rama ka uruar e përkrahur presidenten e sapozgjedhur të Parlamentit Evropian Roberta Metsola. Përmes një postimi në “X”, Rama thotë se rizgjedhja e saj përbën një lajm të mirë për rajonin e veçanërisht Shqipërinë, e cila po punon gjithnjë e më shumë për të qenë pjesë e BE-së.

Urime të ngrohta për Roberta Metsola, për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Ripërtëritja e besimit nga Shtëpia Evropiane e Demokracisë me 562 vota të jashtëzakonshme është një dëshmi e lidershipit, energjisë dhe vizionit të saj bindës në krye të një prej institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian në kohët që jetojmë, sfiduese për të gjithë.

E dashur Roberta,  rizgjedhja juaj është gjithashtu një lajm shumë i mirë për rajonin tonë dhe #Shqipëria pret të vazhdojë të punojë ngushtë me ju për të forcuar marrëdhëniet me BE-në, për të mbështetur dhe mbrojtur vlerat e përbashkëta evropiane, si dhe sigurinë, prosperitetin dhe solidaritetin e një Bashkimi të cilit ne i përkasim dhe punojmë çdo ditë për të qenë pjesë e tij”, shkruan Rama.

E urodeputetja malteze është rizgjedhur presidente e Parlamentit Evropian në garën me kandidaten e majtë Irene Montero që mori vetëm 61 vota./tvklan.al