Lajme Arkiva 2003

Për ti treguar elektoratit të kryeqytetit se do të vazhdojë të punojë për gjelbërimin e Tiranës edhe në tre vitet e ardhme të mandatit të tij si kryetar i bashkisë, Edi Rama ka marrë pjesë në mesditë në mbjelljen e disa pemëve të reja në rrugën “Bajram Curri”.

Edi Rama: Unë duhet ti ftoj qytetarët e Tiranës qofshin socialistë, qofshin demokrat që të besojnë thellësisht ashtu si unë se Tiranën evropiane po e ndërtojmë ditë pas dite, vit pas viti, duke punuar, duke punuar dhe vetëm duke punuar. Duke vendosur çdo ditë një tullë që të ngremë shtëpinë tonë të përbashkët. Jo me llafe.

Rama ka vazhduar edhe gjatë paradites së sotme turin e takimeve me banorët e njësisë bashkiake numër 3./tvklan.al