Niveli i kredive me problem në sistemin tonë bankar është përkeqësuar. Raporti i fundit i Bankës së Shqipërisë hedh dritë mbi rritjen e portofolit të kredive problematike me 25% për tremujorin e parë të këtij viti e krahasuar me atë të 2007, duke arritur në nivelin 3.92%. Bankat tregtare thonë se nuk ka vend për alarm pasi kostoja e kredive të këqija në këto nivele mbulohet pa problem nga fitimi që ato realizojnë.
Elvin Meka: “Sistemi bankar është fitimprurës, nuk ka asnjë lloj preokupimi për të përcaktuar nëse janë ose s’janë të afta bankat për të mbuluar me provigjone kreditë e këqija, pra riskun ose humbjet mbarten nga vetë bankat.”
Faktor potencial risku për moskthimin e kredisë mbetet edhe marrja e huave në monedhën e huaj, por shqiptarët po i drejtohen gjithmonë e më shumë kredisë në valut, nisur edhe nga normat nominaleje të ulëta të kësaj kredie. Banka e Shqipërisë konstaton se dinamika e dhënies së kredive në valut është dy herë më e lartë e krahasuar me huatë e dhëna në lekë, por një zhvlerësim i monedhës vendase do të zhyste me mijëra klientë në probleme serioze në shlyerjen e kësteve të kredive.
Elvin Meka: “Këtë kredi e marrin shqiptarët të cilët të ardhurat i kanë kryesisht në lekë, pra kemi një balancë, pra ekziston një potencial, por jo ne nuk evidentojmë asnjë risk në treg, për që mund të kesh një problem në pagesën e kredisë për mijëra klient po e quajmë ne nëse do të ketë një zhbalancim të kursit./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro
Operator: Isdor Rudho