Banka e Shqipërisë në vazhdën e aktiviteteve që nxisin politikat moderne të punësimit u ka krijuar mundësinë një grupi studentësh që të kryejnë praktikën mësimore pranë saj. Në një takim të zhvilluar me studentët në fjalë guvernatori Ardian Fullani, ka nënvizuar se Banka e Shqipërisë i kushton rëndësi të veçantë hapjes së saj, duke i ofruar mundësi punësimi të rinjve.

Fullani tha, se stafi cilësor i përzgjedhur ka ndikuar në performancën e suksesshme të Bankës së Shqipërisë në vitet e fundit.

Ardian Fullani: “Ne jemi munduar ta, siç thash jo vetëm ta ftojmë këtë kapital dhe pjesë e tij jeni dhe ju sot këtu, por njëkohësisht të japim siç thashë në fillim iniciativën e duhur për ta pasur midis nesh.”

Gjatë takimit studentët praktikantë kanë vlerësuar këtë iniciativë të bankës si një mundësi për tu specializuar në fushën e banikut qendror, por dhe një mundësi punësimi. Gjatë 3 viteve në këtë bankë kanë kryer praktikën mësimore mbi 70 studentë./tvklan.al